Sinteza Co zgjeron portofolin e shërbimeve dhe konsulencës në fushën e Menaxhimit të Riskut të Sigurisë dhe Vazhdimësisë së Biznesit
Aktualisht, Menaxhimi i Riskut të Sigurisë dhe përgatitja e bizneseve për sigurimin e Vazhdimësisë së Biznesit janë dy nga temat më të diskutuara nga organizatat mbarëkombëtare si pasojë e nevojës gjithnjë në rritje të minimizimit të ekspozimit ndaj risqeve fizike, financiare e atyre që vijnë si pasojë e forcave madhore. Në një kohë kur pasiguria e shkaktuar nga pabarazia sociale, trazirat politike, aktet terroriste e fatkeqësitë natyrore – përfshirë këtu tronditjen e madhe që pandemia globale COVID-19 ka shaktuar në c’do aspekt të jetës – po bëhet një problem gjithnjë akut, bizneset private por edhe individe të profilit të lartë publik po investohen intesivisht në marrjen e masave dhe ndjekjen e politikave organizative të cilat mundësojnë delegimin e plotë ose Menaxhimin sa më efektiv të Riskut të Sigurisë, duke hartuar njëkohësisht plane konkrete veprmi për sigurimin e Vazhdimësisë së Biznesit.
Duke parë këtë nevojë të shtuar në treg, ne si Sinteza Co Sh.p.k kemi punuar intesivisht prej më shumë se një viti për ngritjen e një departamenti tërësisht të ri në fushën e Menaxhimit të Riskut të Sigurisë dhe Vazhdimësisë së Biznesit. Ne nuk bëjmë kompromis me zotimin tonë kryesor në biznes: Të ofrojmë vetëm cilësi dhe besueshmëri maksimale shërbimi për klientët tanë. Për këtë arsye, ka qenë thelbesore për ne ofrimi i këtij shërbimi nga profesionist të kalibrit ndërkombëtarë.
“Më të evidentuar mungesën e një shërbimi të tillë, të besueshëm në treg, na është dashur të kërkojmë për një kohë të gjatë për një person me eksperiencën e aftësinë profesionale të nevojshme për të ngritur një segment biznesi tërësisht të ri për kompaninë tone por edhe tregun vendas në përgjithësi. Jemi të vetëdijshëm se në Shqiperi, shërbime të tilla konsulence, u besohen më së shumti ekspertëve që vijnë nga vende të zhvilluara Europiane, si pasojë e mungesës së ekspertizës në tregun vendas. Për këtë arsye, është një moment shumë i madh krenarie për ne fakti që Jaiber vendosi ti bashkohet Sinteza Co-s. Jemi të lumtur që klientët tanë do të marrin në fushën e Menaxhimit të Sigurisë së Riskut dhe Vazhdimësisë së Biznesit, të njëjtin shërbim që marrin organizatat dhe individet e profilit publik në vendet më të zhvilluara të botës. Për më tepër, jemi krenar që do të jemi kompania e vetme në treg që do të mund ti ofrojë klienteve produkte dhe shërbime që kombinojnë sigurine informatike me atë fizike. Pra, një kompani one-stop-shop për shërbime sigurie.”- Ani Dino, Drejtoreshë e Përgjithshme pranë Sinteza Co.
“Risku është pjesë integrale e cdo biznesi, pavarësisht industrisë ose sektorit ku ai operon. Si i tillë, ai mund të manifestohet në forma nga më të ndryshmet si psh. tek shëndeti, siguria në punë, mjedisi, financat, reputacioni, në aspekte operacionale e rregullatore si dhe në formen e riskut që përmban c’do treg. Organizatat dhe kompanitë e suksesshme nuk janë shndërruar në të tilla falë fatit. Ata janë të suksesshme sepse në nivel strategjik, kanë arritur të kuptojnë se risku dhe mundësitë janë pjesë e të njëjtit ekuacion në biznes dhe këtë vetëdije kanë arritur ta përkthejnë në strategji të mirëmenduara të menaxhimit të riskut. Këto strategji i bëjnë këto organizata e biznese të përmirësojnë kapacitetet e tyre organizative duke arritur qëndrueshmëri në nivel korporate. Që në nisje të karrierës time në profilin e Menaxhimit të Riskut të Sigurisë, kam patur fatin të punojë me disa nga kompanitë më serioze e të rëndësishme të kësaj fushe në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndoshta edhe në Botë. Nga sot, së bashku me ekipin e Sinteza Co, jemi gati ti ofrojmë tregut një portofol të gjerë shërbimesh për t’ju përgjigjur kërcënimeve të sigurisë në mënyrë holistike dhe të integruar, bazuar në kornizat dhe praktika të sprovuara (“best practices”) dhe standarde ndërkombëtare. Kemi kënaqësinë ti ofrojmë shërbimet tona tregut Shqiptare por edhe atij rajonal qoftë në sektorin privat por edhe atë publik, pa anashkaluar individet me profil të lartë publik” – Jaiber Rios Giraldo, Security Risk Management & Business Continuity Consultant.
Postimet e fundit
- INTERVISTE: Eksperti i Menaxhimit të Riskut dhe Vazhdimësisë së Biznesit flet për Monitor 08/03/2021
- Sinteza Co zgjeron portofolin e shërbimeve dhe konsulencës në fushën e Menaxhimit të Riskut të Sigurisë dhe Vazhdimësisë së Biznesit 25/01/2021
- MOBOTIX – Zgjidhja më e re në portofolin e Sinteza Co 03/11/2020
- Sinteza Co “Channel Partner” dhe “Workforce Transformation Partner” i Vitit në Shqiperi 18/06/2020
- Sinteza Co – Konica Minolta: Event profesional për shtypshkrimin dixhital 13/09/2019
Lidhuni me ne

