Data center i transformuar

Imagjinoni të krijoni data centerin ideal – nga racku tek rrjeshti tek dhoma tek ndërtesa. Zgjidhjet tona mund të ndihmojnë në transformimin e data centerit tuaj me produkte të besueshme, eksperte, të zhvilluara për t’ju ndihmuar të ruani kohën e operimit ku cdo minutë ka vlerën e saj.

linjat e tensionit te larte

Sfidat

Juve ju duhet një data center që ruan ritmin e biznesit të ditëve të sotme bazuar në cloud dhe big data. Ai duhet të jetë i besueshëm, eficent dhe të përshtatet, ndërkohë që i mban të dhënat tuaja të sigurta. Ju duhet të jeni në gjendje të monitoroni dhe kontrolloni të gjithë infrastrukturën tuaj fizike duke automatizuar dhe integruar menaxhimin e data centerit për të rritur performancën e biznesit. Juve ju duhet gjithashtu të thjeshtëzoni dhe shpejtoni planifikimin, dizenjimin dhe ndërtimin e data centerit tuaj.

Të gjitha zgjidhjet për data center

  • Menaxhim i Infrastrukturës së Data Centerit

  • Sisteme InfraStruxure

  • Sisteme të Parafabrikuara

  • Shpërndarje e Fuqisë

  • Ftohje

  • Rack & Ambjente të Mbyllura

  • Shërbime të Ciklit të Jetës

Vecoritë

Zgjidhjet tona mbrojnë dhe optimizojnë data centerat dhe rrjetet për arkitekturat e cloudit dhe big data. Zgjidhni Sinteza Co nëse dëshironi zgjidhje eksperte për data centerin që:

  • Thjeshtëzojnë dhe shpejtojnë kohën e planifikimit, dizenjimit dhe ndërtimit të data centerit.
  • Implementojnë data center të përcaktuar mbi software.
  • Mbrojnë paraprakisht aplikacionet më të rrezikuara.
  • Optimizojnë kostot dhe performancën duke balancuar aplikacionet lokale dhe ato bazuar në cloud.
  • Sigurojnë aplikacione të proceseve kritike të cilat janë të izoluara nga zhvillimet e proceseve të dixhitalizuara dhe aplikacionet që nevojiten për të ardhmen.
  • Monitorojnë, automatizojnë dhe kontrollojnë të gjithë infrastrukturën fizike të data centerit tuaj me DCIM të integruar.