Transparencë të dhënash

Duke filluar nga të dhënat e pajisjes e duke vazhduar me gjendjen e tonerave dhe duke përfunduar tek kostot e printimit e kodet e difekteve, pajisjest e Konica Minolta-s janë në gjëndje t’ju japin cdo informacion që kërkoni në kohë reale – me një të shtypur butoni.

Jo më ndërprerje!

Sistemet e Konica Minolta-s janë robuste, dhe janë projektuar duke pasur jetëgjatësinë e tyre në mendje si një pikë kyce. Në rastet e rralla kur mund të ndodhë një difekt në sistem, Konica Minolta ka marrë të gjitha masat që klientëve t’i ofrohet diagnostifikim në distancë i pajisjeve duke rritur maksimalisht kohën e reaksionit nga stafi i teknikëve, e ulur si rrjedhojë kohën e ndërprerjes së punës.

“Printer Driver” universal

Një për të gjithë: printer driver-i universal është tashmë i gjindshëm për pothuaj të gjitha pajisjet Konica Minolta, duke i mundësuar punonjësve përdorimin e sistemeve të ndryshme të printimit më me lehtësi.

Integrim i plotë

Sistemet bizhub të Konica Minolta mund të integrohen pa kurrfarë problemi me cdo mjedis tuajin qoftë ai Windows, Linux apo Mac. Gjithashtu, operimi i tyre mund të integrohet edhe me sistemet ekzistuese Sharepoint, SAP, etj.

ikone automatizimi

Automatizim i proceseve

Nuk jeni në gjëndje të printoni sepse askush nuk ka porositur toner ose kërkesë për riparimin e pajisjes në zyrën tuaj? I thoni mjaft këtij problemi. Falë shërbimeve të automatizuara nga Konica Minolta, lejoni pajisjen të marrë në dorë situatën!

Menaxhim i zgjuar i pajisjeve

Shumë praktike! Nuk është më e nevojshme të caktohen të drejtat e përdoruesve një nga një në secilën pajisje. Cdo gjë mund të menaxhohet në mënyrë qëndrore.