Përshkrimi i funksionit

Funksioni Hyper-V në Windows Server 2012 prezantoi Hyper-V Replica si një mekanizëm replikimi të instaluar për makineritë virtuale. Hyper-V Replica mund replikojë josinkronikisht një makineri virtuale në një zonë primare tek një makineri virtuale replike në një zonë të dytë.

data center

Përfitimet

Elasticitet

Ofron fleksibilitet të ngarkesës së punës me replikim midis zyrave të degëve ose zyrave rajonale në vendodhje të ndryshme gjeografike për bizneset e vogla dhe të mëdha.

Shkallëzueshmëri

Replikimi mund të shkallëzohet dhe automatizohet duke e pozicionuar atë bashkë me shërbimin Azure Site Recovery. Kur e integroni me këtë shërbim, ju mund të replikoni midis vendodhjeve të paracaktuara ose midis një vendodhjeje të paracaktuar dhe Azure.

Kosto të Reduktuara

Reduktoni koston e zotërimit duke ofruar një zgjidhje me storage-agnostic dhe workload-agnostic që replikohet në mënyrë eficente, periodikisht, dhe asinkronikisht mbi rrjetet e bazuara në IP përgjatë nënsistemeve të ndryshme storage dhe përgjatë vendodhjeve. Ajo nuk varet në storage të përbashkët, grupe storage, apo teknologji të tjera të replikimit të software-it.

Rimëkëmbje

Lejon rimëkëmbje të shpejtë në pak kohë dhe aftesinë për të punuar nga një zonë sekondare kur ka mungesë të energjisë elektrike.

Rastet e përdorimit: Zyrat qëndrore dhe degët e saj

Në këtë skenar ka dy vendodhje: zyra qëndrore dhe një ose disa zyra në degë të ndryshme. Duke pasur në favor kohën e punës të virtualizuar, Hyper-V Replica mund të përdoret si suport i rimëkëmbjeve nga shkatërrimet në degët e kompanisë. Serverat në cdo pikë mund të grupohen ose të punojnë individualisht. Ky skenar mund të zgjerohet duke përfshirë data center të mëdhenj me shumë servera pa pasur nevojë për menaxhim të ndryshëm nga Hyper-V Replica.

Vecoritë

Integrim

Hyper-V Replica është një pjesë integrale e Hyper-V

Më vete/në grup

Vendodhjet primare dhe sekondare mund të drejtojnë një hostim Hyper-V më vete ose në grup

Workload-agnostic

Hyper-V Replica replikon makinerinë virtuale në mënyrë që ngarkesa e punës që mund të virtualizohet në Hyper-V të arrijë të replikohet

Storage

Nuk ka nevojë për storage të përbashkët apo teknologji specifike për storage

Ndryshime Delta

Pas replikimit fillestar të makinerisë primare virtuale në atë sekondare, ndryshimet që replikohen më pas janë ato delta

Lokalisht ose në distancë

Serverat primarë dhe sekondarë mund të vendosen bashkë në një vend ose të vecuar nga distanca të largëta nga njëri-tjetri

Udhëheqje aktive

Serverat hostues Hyper-V nuk kanë nevojë të jenë pjesë e domain-it. Nëse janë pjesëtarë të domain-it, ata nuk kanë nevojë të jenë në të njëjtin domain

Testim

Ju mund ta përdorni Hyper-V Replica për të testuar replikimin pa prishur replikimin e prodhimit të zakonshëm

Frekuenca e replikimit

Replikimi në Windows Server 2012 ndodh cdo 5 minuta. Ju mund ta konfiguroni frekuencën e replikimit në Windows Server 2012 R2 cdo 30 sekonda, 5 minuta, ose 15 minuta.