Mirëmbajtja dhe Suporti i TIK

Programet dhe Zgjidhjet e menaxhimit të biznesit janë bërë shumë kritike, aq sa nevoja për to është kthyer tashmë në një domosdoshmëri për mbarëvajtjen e proceseve të punës.
Tek Sinteza Co, ne e kuptojmë rëndësinë e funksionimit sa më efikas të infrastrukturës së TIK ndaj mbetet detyrë parësore e jona që të përshtasim shërbimet e mirëmbajtjes dhe suportit sipas nevojave të klientit. Ne analizojmë me kujdes dhe dedikim mënyrën se si rrjeti dhe sistemet operative funksionojnë dhe më pas përcaktojmë ekspertizën e duhur për ta mirëmenaxhuar atë.
Ky profil menaxhimi, i dedikuar për klientët tanë, ofrohet nëpërmjet kontaktit, duke optimizuar kohën e zgjidhjes së problemeve,  si dhe rritjen maksimale të performancës së sistemeve në kohë reale.

Suporti

Zgjidhni formën e suportit që i përshtatet biznesit tuaj

Ekip i Çertifikuar

Shërbimi i Mbështetjes tek Sinteza Co vjen nga një staf i çertifikuar që i japin klientit përkrahje të përkushtuar për të mbajtur mjedisin e biznesit në mënyrë optimale.

Inxhinieret e Sinteza Co janë çertifikuar nga:

  • DELL EMC (Rack & Stack, diagnostifikimi dhe zgjidhja e problemeve të hardware, konfigurimi i hardware, hardware upgrade dhe të gjitha nevojat e tjera të biznesit për pjesët hardware, për të gjithë gamën e serverave dhe storage).
  • MICROSOFT (Cluster Environment, Domain Controller, IOS Server Integration and Configuration, Logs View and Diagnostics, EXCHANGE Mail Server, HYPER-V).
  • VMWARE (Instalimi dhe Konfigurimi i ESXi, Site Recovery Manager Configuration, Instalimi dhe Konfigurimi i Virtual Center ose Virtual Center Manager).
  • CISCO (Router, Switch, Integrimi dhe Konfigurimi i Firewall).
  • VEEAM Backup (Back-up i të gjitha mjediseve të virtualizuara dhe fillimi i tyre nëse ndodh ndonjë fatkeqësi).

Për të marrë shërbim mirëmbajtje nga Sinteza Co, shkruani më poshtë:




Përfitimet

 

  • Do të sjellë ekspertizën më të lartë në mbështetje, detyrat e përditshme të mirëmbajtjes dhe azhurnimin e përditshëm të klientit bazuar në nevojat e biznesit.

  • Prezenca on-site në një kohë të caktuar reagimi nga njoftimi dhe mbështetja në distancë.

  • Menaxhimi i  cështjeve realizohet përmes telefonit, emailit, help-desk në portalin tonë të suportit.

  • Merrni suportin remote me tekonologjitë Team Viewer, Ammy Admin, Supremo.

  • Merrni shërbim nga inxhinieret e specializuar në ambientet tuaja pavarsisht vendndodhjes.