Transparencë në kosto

Mos llogarisni kostot e printimit në vija të përgjithshme, por shpërndajini ato sipas përdoruesve, departamenteve dhe projekteve. Ky është celësi i të analizuarit me saktësi dhe e të bërit të punonjësve tuaj më të ndjeshëm ndaj këtyre kostove.

printer konica minolta

Optimizoni flotën e pajisjeve

Flota juaj e pajisjeve mund të pësojë rritje të vazhdueshme në mënyrë të pa vetëdijshme. Mos përdorimi i kapaciteteve të këtyre pajisjeve mund të rezultojë pa aq e kushtueshme sa dhe difektet e herëpashershme të tyre. Me anë të mjeteve tona të monitorimit dhe asistencës së vazhdueshme, ju mund të mbani pajisjet tuaja nën kontroll dhe të identifikoni në cdo moment mundësi të reja për të ulur shpenzimet.

Evitoni printimet e panevojshme

Mund të jetë e vështirë për tu besuar, por një në nëntë printime nuk merren kurrë nga printeri. Nuk ka pse të jetë më kështu! Me printimin “follow-me”, printimi del tek pajisja ku ndodheni ju.

printer Konica Minolta

Dixhitalizimi kursen kohë dhe para

Bota dixhitale mundëson akses të shpejtë tek cdo informacion, duke rritur në këtë mënyrë produktivitetin – në një kohë kur nevoja për të printuar bie vazhdimisht. Falë linjës së pajisjeve multifunksionale bizhub, ju do të mund të arkivoni cdo dokument në një kohë rekord me ndihmën e skanerave duplex të fuqishëm dhe ti ktheni ato në dokumenta të kërkueshme.

Kontroll i thjeshtëzuar i kostove të printimit

Kostot e printimit mund të kontrollohen realisht: për shembull, ju mund të përcaktoni se cili përdorues mund të printoje me ngjyra. Gjithashtu, mund të drejtoni printimet në volum të madh tek ato pajisje të cilat janë të afta t’i përballojnë këto volume me një kosto më të ulët. Në të njëtën kohë, mund të vendosni printimin nga të dyja krahët (duplex) si konfigurim standart.

Eficencë më e madhe në menaxhimin e dokumentave

Me Optimized Print Services (OPS) nga Konica Minolta, të gjithë proceset që lidhen me dokumentat janë të analizuara imtësisht, në mënyrë që t’ju ofrohet një thjeshtëzim sa më i madh i proceseve. Në këtë mënyrë ju kurseni kohë dhe para, duke u fokusuar në punët e përditshme të kompanisë tuaj.