Rritje e eficencës totale me 34%

Përdorimi i sistemit të menaxhimit të radhës do ju ndihmojë në njërën anë në reduktimin e kohës së pritjes, kohës së shpenzuar për administrim dhe shërbim apo numrin e gabimeve potenciale. Në anën tjetër, do ju ndihmojë në rritjen e numrit të klientëve të shërbyer në një kohë të caktuar, do rrisë kënaqësinë dhe besnikërinë konsumatore, duke cuar kështu në të ardhura më të larta.

vecori e menaxhimit te rradhes
monedha

Reduktim i kostove operacionale me 18%

Përdorimi i sistemit të menaxhimit të radhës do t’ju sigurojë raporte të të dhënave dhe statistikave historike të cilat mund të përdoren për të optimizuar operacionet ose do ju ndihmojnë në pregatitjen e strategjive më të suksesshme të biznesit. Përdorimi më i mirë i burimeve njerëzore, ndryshimet në oraret e hapjes ose portofilin e shërbimit/produktit të ofruar janë vetëm disa nga shumë aspektet që mund të ulin kostot operacionale teksa shitjet dhe shërbimi qëndrojnë në të njëjtin nivel ose rriten.

Rritje e besnikërisë së klientit me 26%

Përdorimi i sistemit të menaxhimit të radhës do ju ndihmojë në krijimin e një ambjenti ku secili klient merr vëmendje personale dhe i shërbehet në mënyrë profesionale. Një shërbim më i mirë dhe më i shpejtë do të rrisë besnikërinë e klientit.

vecori e menaxhimit te rradhes
vecori e menaxhimit te rradhes

Rritje e efektivitetit të shitjeve me 28%

Përdorimi i sistemit të menaxhimit të radhës do ndihmojë në drejtimin e klientit tek pjestari më kompetent i stafit. Gjatë pritjes, klienti mund të marrë mesazhe shitjesh dhe marketingu të cilat i afrohen nevojave të tij. Një pritje e qetë, në një ambient pa stres do të rrisë shanset e shitjeve të produkteve/shërbimeve të ndryshme. Duke qenë në dijeni të historisë së një klienti, do të rriten shanset e gjetjes së shërbimeve ose produkteve që kanë lidhje me kërkesat e tij fillestare.