Projektet e fundit

Digi Print

Digi Print, e para kompani ne rajonin East-South Eastern Europe që disponon Accurio Press C6085 nga Konica Minolta

Informacion i Pergjithshëm

Digi Print është një nga kompanitë më të mëdha të printimit dhe prodhimit të materialeve të marketingut dhe promocionit në tregun shqiptar, me një ekperiencë 10 vjecare ne treg dhe një grup pune të perbere nga profesionistë të kualifikuar në printim, dizajn dhe prodhim. Digi Print iu shërben më shumë se 200 klientëve çdo vit me banera, adhesive, pleksiglas, forex, konstruksione, letër-muri, kanavace, objekte promocionale 3D etj.

Sfida

Digi Print ka në plan të parë kënaqesinë e klientit. T’iu shërbeje atyre në mënyren e duhur me synimin për të përmbushur c’do nevojë që ata kanë lidhur me produktet promocionale.
Me rritjen e vazhdueshme në treg dhe si rrjedhojë edhe të bazës së klientëve besnikë të cileve i sherben, stafi menaxherial i Digi Print konstatoi kërkesat në rritje që vinin për shtypshkrime dixhitale. Në sajë të vizionit për të diversifikuar portofolin e produkteve të prodhuara “in-house”, Digi Print u angazhua në një studim tregu lidhur me teknologjitë lider të Shtypshkronjave Dixhitale. Të gjitha materialet e marketingut me baze shtypin dixhital, që deri në atë moment u besoheshin paleve të treta për prodhim, menaxhimi i Digi Print vendosi t’i prodhojë “in-house” për të pasur një kontroll më të mirë mbi koston dhe cilesinë e tyre – aspekte këto që kishin si synim final rritjen e kënaqësisë së konsumatorit dhe përmiresimin e ekperiencës së tyre me kompaninë.

Zgjidhja

Në sajë të bashkëpunimit me ekipin e shitjes së Sinteza Co, u studiua pajisja perfekte për të siguruar cilesinë me të lartë të printimit kolor me koston më të favorshme në treg. Digi Print gjeti zgjidhjen e duhur për nevojat e tij në modelin më të ri Accurio Press C6085Konica Minolta. Me mbështetjen e plotë të specialistëve të shtypshkronjave dixhitale të Konica Minolta u realizua konfigurimi i paisjes AP C6085 dhe Digi Print-it i’u ofrua pajisja më e mirë e printimit dixhital kolor në tregun boteror. Keshtu, Digi Print u shndërrua në kompaninë e parë të Promocioneve dhe Marketingut në rajonin East-South Eastern Europe që disponon këtë model kaq të avancuar të series Accurio Press.

Accurio Press C6085 ka siguruar nivel të pakrahasueshëm të cilesisë së imazhit dhe produktivitetit shumë të lartë me një shpejtësi printimi 85 faqe/minutë (kapacitet outputi 4.636 faqe/orë) dhe me një gamë të gjerë të trashësisë së letrës së suportuar që varion nga 52 deri në 400gsm. Pajisja siguron qartësi dhe saktësi të pakrahasueshme me rezolucion tejet të lartë imazhi 1.200 x 8 bit (ekuivalente me 1.200 x 3.600 dpi) me 256 gradientet e ndryshme të ngjyrave dhe toner polimerik Simitri® HD

Disa nga avantazhet kryesore të konstatuara nga investimi i berë në Accurio Press C6085 të Konica Minolta janë: rënie e kostove të printimit, rritje e cilësisë së printimit, diversifikim i portofolit të produkteve, ulje e kostove operacionale, shërbim më I shpejtë i klientit si dhe kontroll më i mirë i kostove që lidhen me produktet finale të printimit dixhital.
Me Accurio Press nga Konica Minolta, Digi Print ka arritur të ofrojë një eksperiencë më të mirë të përgjithshme për klientët e saj dhe synohet të shkohet përtej pritshmërive të tyre.
Gjithashtu, bashkëpunimi i Sinteza Co me Digi Print shënon rastin e parë kur nje Histori Suksesi Shqiptare publikohet ne website-in zyrtar të Konica Minolta Europe.

Citim nga klienti

Ne jemi të kënaqur që kemi Accurio Press C6085 në ambjentet tona për t’iu ofruar klientëve produkte përfundimtare me cilësi më të lartë dhe çmim më të ulët. Ky është një avantazh konkurrues për ne, sidomos duke pasur parasysh tregun Shqipëtar. Ky investim do të na ndihmojë të jemi edhe më konkurrues në të ardhmen.