Zgjidhje me MPS
Qëllimi i Shërbimit të Menaxhimit të Printimit është t’i mundësojë kompanisë suaj një rritje të eficencës së të gjithave proceseve të saj të printimit dhe skanimit. Ne krijojmë një zgjidhje të vetme për të gjitha kërkesat tuaja, e cila ofron siguri maksimale të të dhënave, është financiarisht e zbatueshme dhe miqësore ndaj ambjentit. Duke iu garantuar reduktim të kostove dhe procese pa probleme, ne zhvillojmë strategji përmirësimi mbi baza të fakteve konkrete.


Menaxhim i infrastrukturës së printimit
Një aspekt i rëndësishëm i Shërbimit të Menaxhimit të Printimit është menaxhimi i të gjithë infrastrukturës suaj të printimit, duke përfshirë këtu p.sh. dërgimin automatik të pjesëve të konsumit. Ne gjithashtu fokusohemi në optimizimin e vazhdueshëm – në mënyrë që ju dhe punonjësit tuaj mund të përqëndroheni në detyrat tuaja primare.
Fokusohuni tek detyrat tuaja kryesore dhe na lejoni ne të menaxhojmë infrastrukturën tuaj të printimit
Përfitimet
Optimizim kostosh
Me partnerin e duhur, ju jo vetëm do të mund të llogarisni kostot ekzakte të operimit të mjedisit të printimit (perfshirë kostot e adminstrimit, financimit, logjistikës, etj.) por edhe do të mund të kurseni.
Integrim me infrastrukturën IT
Specialistët tanë mund të marrin përsipër si implementimin ashtu edhe mirëmbajtjen e të gjithë infrastrukturës suaj të printimit. Në këtë menyrë, ne ndihmojmë departamentet e IT-së duke i dhënë më shumë kohë të fokusohen në kompetencat e tyre parësore.
Më shumë siguri
Në një botë ku avantazhi i të pasurit informacion vjen gjithnjë duke u rritur, siguria e këtyre të dhënave ka po aq rëndësi – qofshin këto të dhëna të printuara apo edhe në format dixhital.