Kontroll mbi aksesin dhe të drejtat e përdoruesve

Autentifikimi i përdoruesve është një nga elementët parësorë që lidhen me sigurinë. Me ne, siguria vjen në formën e kartave magnetike, kodit PIN ose identifikimit me anë të shenjave të gishtave. Aksesi i cdo individi si dhe të drejtat e tyre mund të sanksionohen dhe menaxhohen lehtësisht.

karte magnetike

Integrim i sigurtë në rrjetin tuaj

Printerat që lidhen në rrjetin tuaj të brendshëm nevojitet të jenë të sigurtë. Metodat tona protokollare të autentifikimit IEEE 802.1X SSl dhe IPsec sigurojnë integrim të lehtë e të sigurtë të printerave në rrjetin tuaj. Virtualisht, të gjithë sistemet bizhub janë konform standarteve të ISO 15408 EAL3, që do të thotë se ato përmbushin standartet më të larta ndërkombëtare të sigurisë.

Secure Print

Për të evituar që një printim të përfundojë në duar të gabuara, “Secure Print” kërkon autentifikim të përdoruesit pranë pajisjes në momentin kur ai shkon të marrë dokumentin. Kjo zgjidhje është e rëndësishme sidomos për ato departamente të cilat punojnë vazhdimisht me informacion sensitiv dhe konfidencial. Mënyra e funksionimit të “Secure Print” është shumë e thjeshtë:

  1. Dërgoni një dokument për t’u printuar
  2. Shkoni tek pajisja dhe vendosni kodin tuaj për t’u identifikuar
  3. Filloni të printoni dokumentin
kyc