Siguria, menaxhimi i rrezikut & vazhdimësia e biznesit

SIGURIA MENAXHIMI I RREZIKUT DHE ZGJIDHJET E VAZHDIMËSISË SË BIZNESIT

Pavarësisht përpjekjeve tuaja më të mira, organizata juaj nuk mund të ketë kontroll të plotë mbi mjedisin e saj të biznesit, veçanërisht përsa i përket zinxhirit të furnizimit dhe kërcënimeve ndaj sigurisë. Prandaj është thelbësore, si per organizatat e sektorit publik ashtu dhe atij privat, të kenë një program efektiv të Menaxhimit të Rrezikut të Sigurisë dhe Vazhdimësisë së Biznesit (BCM) që përfshin, Jo vetem planet BC, por dhe aftësite e menaxhimit të krizave e  të incidenteve ne korporata.

Menaxhimi i rrezikut të sigurisë mundëson vendime më të mira, qe nga vendosja e strategjisë së korporatave e deri në drejtimin e projekteve të mëdha e në vendimmarrjen operacionale. Me informacion të besueshëm, në kohën e duhur dhe aktual mbi rrezikun (si potenciali negativ dhe pozitiv), njerëzit mund të marrin vendime me cilësore.

Zgjidhjet tona të menaxhimit të rrezikut të sigurisë dhe zgjidhjet e vazhdimësisë së biznesit,  janë rezultati I evoluar i zhvillimeve në planifikimin e emergjencave, rikuperimin e katastrofave, sigurinë, shëndetin , menaxhimin e krizave dhe menaxhimin e rreziqeve.

Praktikuesit tanë janë të kualifikuar në menaxhim dhe udhëheqje strategjike të biznesit, menaxhim të rrezikut të sigurisë dhe menaxhim të vazhdimësisë së biznesit. Certifikuar dhe njohur nga Instituti i Vazhdimësisë së Biznesit BCI (MB), Bordi i Akreditimit të Antiterrorizmit ATAB (SHBA).

Kjo na lejon të përshtatim zgjidhjet tona të menaxhimit të rrezikut të sigurisë dhe vazhdimësisë së biznesit me kërkesat unike të biznesit tuaj, duke ju mundësuar që të shkoni drejt suksesit ne biznes, në një botë të pasigurt.

Shkarkoni Profilin e Kompanise!