C’është menaxhimi i radhës?

Menaxhimi i radhës është një bashkësi principesh që ka si synim kontrollin e rrjedhës së klientëve dhe përmirësimin e eksperiencës së tyre. Në terma ekonomik, radha është një rast kur kërkesa tejkalon ofertën. Kur ka më shumë njerëz që shtohen në pritje se c’janë nëpunës për t’u shërbyer atyre, atëherë lindin radhët e gjata. Edhe pse ne marrim në konsideratë vetëm efektet që radhët e gjata kanë mbi vizitorët, të gjithë pa përjashtim – nga klientët, tek menaxheri dhe adminstrata qëndrore – përfitojnë nga menaxhimi në mënyrën e duhur i radhëve.

Sistemi i Menaxhimit të Radhës

Sistemi i menaxhimit të radhës është një grup instrumentash që përdoren për të menaxhuar dhe analizuar rrjedhën e vizitorëve. Në një situate ideale, sistemi i menaxhimit të radhës s’do të lejonte krijimin e radhëve, megjithëse një sistem i tillë mund të përdoret edhe në aspekte të tjera. Në një farë mënyre, sistemi i menaxhimit të radhës mund të konsiderohet si CRM, ose të paktën një aspekt i saj. Për një klient, ndërveprimi i parë me biznesin është duke u bërë pjesë e një radhe. Si rrjedhojë, duke u kujdesur për këtë ndërveprim, menaxhimi i radhës futet në sferën e shërbimit ndaj klientit. E thënë ndryshe, sistemi i menaxhimit të radhës optimizon eksperiencën konsumatore.

Lexo përfitimet e Sistemit të Menaxhimit të Radhës

Lexo histori suksesi

Sektorët ku mund të përdoret

Sektori financiar

Sistemi bankar tradicional po ndryshon në mënyrë rrënjësore. Online dhe mobile banking po marrin gjithmonë e më shumë rëndësi, ndërkohë që shërbimi ndaj klientit ballë për ballë duhet që të ofrojë më shumë ose dicka unike. Cdo klient dëshiron të trajtohet sipas preferencës së tij ndaj pavarësisht mjedisit, online apo në zyrë, një eksperiencë e mirë konsumatore do të bëjë diferencën, duke e avantazhuar kompaninë tuaj kundrejt konkurentëve.

Sektori shëndetësor

Pacientët shpesh u duhet të presin për shumë kohë që të marrin shërbimin që u nevojitet. Kjo gjë ndikon negativisht mbi perceptimin e shërbimit. Sistemi i menaxhimit të radhës u lejon atyre të shikojnë pozicionin e tyre në radhë, duke reduktuar ndjeshëm kështu ankthin dhe nervozizmin.

Sektori edukimit

Ndryshe nga ofruesit e tjerë të shërbimit, institucionet e edukimit duhet të përballen me flukse të mëdha në periudha të caktuara gjatë vitit (regjistrimet, semestrat) dhe gjatë ditëve të ndryshme (pushimet, fundi i mësimit). Sistemi i menaxhimit të radhës parandalon krijimin e turmave dhe shpejton kohën e regjistrimit.

Institucionet publike

Në dallim nga sektori privat, strukturat shtetërore nuk u kushtojnë tepër vëmendje cilësisë së shërbimit, duke qenë se ofrojnë shërbime që nuk i ofron askush tjetër. Për ta cdo vizitor i ri do të thotë më tepër kosto dhe një sistem i menaxhimit të radhës redukton ndjeshëm kohën e pritjes dhe të shërbimit.