Backup & recovery siguron një rivendosje të besueshme dhe të shpejtë të të dhënave të dosjes dhe aplikacionit në serverat e biznesit në rast të korruptimit, fshirjes aksidentale ose rënies së hardware-it.


Sfidat
- Riparimi i menaxhimit jo eficent dhe që konsumon kohë të procesit të backup dhe recovery
- Mbështetja dhe rivendosja e ambjenteve të serverave virtuale, si VMware ose Xen
- Ofrimi i një rimëkëmbjeje të shpejtë dhe të besueshme të sistemit në raste të rënieve të sistemit ose katastrofave
- Shmangia e humbjes së produktivitetit të biznesit për shkak të rritjes së të dhënave, burimeve të kufizuara të IT-së dhe backup windows në zvogëlim
- Mjediset tejet komplekse kërkojnë shumë produkte dhe staf për backup dhe recovery
- Riparimi i menaxhimit të dobët të shërbimit dhe raportimit të pajtueshmërisë për infrastrukturën e backup-it
Përgatituni për dhe rikuperoni nga pasojat e rënies së pajisjeve ose humbjes aksidentale të të dhënave me mbrojte të vazhdueshme dhe të besueshme që përmirëson eficencën e sistemit dhe stafit
Përfitimet
Minimizoni koston dhe kompleksitetin duke implementuar një platformë të vetme për backup dhe recovery të desktopit, zyrave të largëta dhe data center-ave
Kontrolloni rritjen e të dhënave me teknologji të integruar të deduplikimit të të dhënave për të optimizuar përdorimin e storage dhe minimizimin e kostos
Përmirësoni shfrytëzimin e hardware-ve ekzistues me software që mbështesin një gamë të gjerë sistemesh operative, databazash dhe storage hardware
Përmirësoni menaxhimin e nivelit të shërbimit dhe pajtueshmërisë së rregullave me menaxhim të centralizuar dhe raportim të mbrojtjes së të dhënave në të gjithë firmën tuaj