Zgjidhje për dhomat e serverave në zyrë ose në cloud

Plotësisht të integrueshme, të shpejta per t’u vënë në përdorim dhe lehtësisht të menaxhueshme.

data center

Produkte të përshtatshme për dhomën e IT-së së data centerit

Produktet e Sinteza Co për dhomën e serverit janë zgjidhje të infrastrukturës fizike të shkallëzuara dhe të përshtatshme për dhomën e IT-së së data center-it, për 1 deri në 5 rack. Ato kanë një Kosto Totale të Zotërimit të ulët, janë të lehtë dhe të shpejtë për t’u vënë në përdorim, dhe sigurojnë që të mbahet aksesueshmëria në biznes.

Vecoritë e zgjidhjeve të Sinteza Co për dhomën e serverit

Këto zgjidhje të plota dhe të integruara përmbajnë komponentë fuqie, ftohjeje, të rack-eve, sigurisë dhe menaxhimit, të cilët janë zhvilluar për të punuar së bashku me projektim dhome serveri të integruar dhe software menaxhimi. Jo vetëm që këto zgjidhje ofrojnë fuqi superiore, backup dhe ftohje, por ato janë gjithashtu të bukur dhe nga ana estetike.

Zgjidhjet e dhomës së serverit ofrojnë:

  • Mundësi të shpejta rikuperimi, kohë të reduktuar për t’u riparuar (MTTR), dhe gabim njerëzor të reduktuar.

  • Shpejtësi të madhe për t’u vënë në përdorim, mund të zmadhohet ose zvogëlohet dhe rikonfigurohet.

  • Software që të fuqizoni, ftohni, monitoroni, menaxhoni dhe mirëmbani dhomën e serverit me lehtësi dhe siguri.

Reduktoni KTZ me më shumë akses dhe fleksibilitet

Zgjidhjet e Plota të Infrastrukturës Fizike të Data Center-it: zgjidhjet e Sinteza Co për dhomën e serverit janë sisteme të para-dizenjuara të cilat nuk e bazojnë projektimin në supozim. Për shkak se ato janë të standartizuara dhe zhvilluara për integrim të njëtrajtshëm, ju merrni një zgjidhje të përshtatur që ofron disponueshmëri të lartë si dhe redukton kohën e reagimit dhe Koston Totale të Zotërimit.