
Zgjidhje Sophos për sigurinë të përshtatura sipas prioriteteve tuaja të teknologjisë
Teksa teknologjia përparon me ritme tejet të shpejta, infrastruktura e IT-së bëhet gjithnjë e më vulnerabël ndaj sulmeve të ndryshme. Si rrjedhojë, siguria e të dhënave për organizatën tuaj merr një rëndësi jetike. Për të parandaluar të tilla kërcënime, Sinteza Co në partneritet me Sophos ofron mbrojtje për webin, rrjetin, emailet, si dhe enkriptim, siguri per virtualizimin, etj. për kompani me më shumë se 50 përdorues.
Siguroni mjedisin tuaj të IT-së
Parandalim i kërcënimeve
Mbrohuni nga kërcënimet më të fundit në rrjetin tuaj me një mbrojtje me shumë shtresa deri në ato më të avancuarat.
Mbrojte të dhënash
Mbroni të dhëna sensitive të biznesit, pavarësisht lëvizjes së tyre, brenda apo jashtë organizatës, të ruajtura në pajisje të lëvizshme ose të ndara përmes aplikacioneve në Cloud.
Migrimi në cloud
Sophos zotëron produkte sigurie të cilat janë të optimizuara për të ndihmuar ambjentin tuaj cloud, edhe sikur të jeni duke zhvilluar aplikacione bazuar në cloud, ose duke planifikuar migrimin e punës tuaj.
Bashkëpunim social
Bashkëpunoni me përdorues të brendshëm, partnerë dhe klientë në platforma të tilla si SharePoint ose në pajisje celulare pa pasur merakun e sigurisë së të dhënave.
Mobile
Siguroni pajisjet mobile dhe mbroni të dhënat e biznesit pa ngadalësuar përdoruesit tuaj; mbani të dhënat personale dhe të kompanisë të ndara në pajisje mobile.
Office 365
Perfundoni zhvendosjen ne Office 365 duke mbrojtur përdoruesit nga spam-et dhe viruset kompjuterike, edhe duke shmangur përcarjet në rast të rënies së Microsoft-it.
Infrastruktura virtuale
Mbroni desktopet dhe serverat tuaj virtual me zgjidhjet tona të skanimit ose me sigurinë e plotë endpoint të optimizuar për ambiente virtuale.
Mbrojtje nga kërcënimi i brendshëm
Identifikoni pikat e dobëta në organizatën tuaj dhe ndaloni kërcënimet e pafajshme dhe të qëllimshme që vijnë nga brenda saj.